14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Mehaj: Demonistratat e 81’ shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar demonstratat e 81-ës në 42-vjetorin e tyre.

“Sot 42 vjet më parë, në Prishtinë filloi pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë”, deklaroi Mehaj.

Ai tha se ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare, Bacë Adem Demaçit, që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së, udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari.

“Gjithashtu, këto demonstrata shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj, mes tjerash, thotë se mbi idealet e këtyre protestave Ushtria e Kosovës zhvillohet e forcohet për ditë.

“Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për heronjtë e rënë e të mbijetuar të Pranverës historike të vitit 1981” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit