10.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Ferizaj befason Trepçën ’89 në Mitrovicë, Dukagjini mposht Drenicën

- Advertisement -

Ferizaj ka befasuar Trepçën `89 në Javën e 25-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e luajtur në Mitrovicë, në stadiumin “Riza Lushta”, ka përfunduar me fitoren e ferizajasve. Kur gjyqtari ka dhënë sinjalin se ndeshja është mbyllur rezultati ka qenë 0-1.

Ka qenë minuta e nëntëmbëdhjetë kur Panadic është treguar i suksesshëm para portës vendase.

Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ka regjistruar orvatje të mitrovicasve për të barazuar, por pa e arritur atë.

Me këtë fitore Ferizaj është ngjitur në vendin e shtatë në tabelë, duke grumbulluar njëzet e shtatë pikë, ndërsa në vendin e tetë gjendet Trepça ’89 me njëzet e gjashtë pikë.

Ndërkohë në Klinë, në stadiumin “18 qershori”, Dukagjini është treguar i fortë përballë Drenicës. E ka mposhtur me rezultat 2-0.

Në të dy pjesët e ndeshjes klinasit kanë qenë më të mirë, raporton RTK.

Skuadra e Armend Dallkut e ka gjetur golin e parë qysh në minutën e njëmbëdhjetë përmes John. Goli i dytë ka ardhur me të filluar pjesa e dytë nëpërmjet Shalës.

Me këtë fitore Dukagjini gjendet në vendin e pestë me tridhjetë e dy pikë, ndërkaq Drenica pas kësaj humbje është në vendin e fundit me njëzet e tri pikë.

Aktualisht tabela kryesohet nga Ballkani me pesëdhjetë pikë.

Nesër pritet të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera. Drita e pret Gjilanin, Llapi ndeshet me Ballkanin dhe Prishtina përballet me Malishevën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit