Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdoj në xhiron e saj të rregullt, ndeshjet e së cilës nuk do të zhvillohen të shtunën.
Arsyeja kryesore që nuk ka ndeshje të shtunën është festa e 28 Nëntorit dhe duelet e parapara të luhen këtë ditë, janë zhvendosur për të hënën.
Pra, duelet e xhiros së 15-të në elitën e futbollit kosovar, do të zhvillohen të premten, dielën dhe të hënën.
Xhiro hapet me përballjen Malisheva – Llapi, të premten për të vazhduar me ndeshjet Gjilani – Drita dhe Feronikeli ’74 të dielën.
Ndërkohë, të hënën do të zhvillohen duelet Drenica – Vushtrria dhe Dukagjini – Ballkani.
Të gjitha përballjet startojnë nga ora 13:00, më përjashtim të atij në Gjilan, i cili nis nga ora 16:00.






