11.6 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Mediat botërore e pasqyrojnë dhe gjykojnë veprimin e Serbisë ndaj Kosovës në Katar

- Advertisement -

Veprimi i pakuptimtë josportiv dhe agresiv i Kombëtares së Serbisë para ndeshjes me Brazilin, ku në zhveshtoret e ekipit u vendos një pankartë me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin ‘Nuk ka dorëzim’ dhe më pas reagimi i menjëhershëm i FFK-së, e cila të premten paraqiti ankesë në FIFA, kanë bërë bujë në të gjitha mediat botërore.

Si rrjedhojë, shtëpia e futbollit botëror, të shtunën, ka konfirmuar se ka nisur procedurat disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë dhe pritet që brenda 48 orëve të dilet me një vendim sanksionues për Serbinë.

Imazhet me mesazhe politike nga dhoma e zhveshjes e Kombëtares së Serbisë dhe reagimi i FFK-së janë pasqyruar po thuajse në të gjitha mediat më prestigjioze në botë, teksa veprimi i serbëve është gjykuar nga shumica e tyre.

Ankesa e FFK-së në FIFA dhe procedimi i lëndës nga kjo e fundit ka shkaktuar tronditje edhe në mediat dhe opinionin serb, të cilët tashmë kanë filluar t’i frikësohen dënimit nga FIFA, megjithëse shpresojnë që gjithçka të kalojë vetëm me ndonjë dënim në formë gjobe e jo me masa drastike siç janë marrja e pikëve apo përjashtimi nga Botërori.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit