17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta tekniku që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën

- Advertisement -

Është një lajm që trishton goxha të apasionuarit e sportit të futbollit e veçanërisht tifozët e Kombëtares së Argjentinës, me ish-teknikun Cesar Luis Menotti, trajneri i cili arriti të shpallte “Bardhekaltërit” kampionë bote, në edicionin e vitit 1978 është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, duke hidhëruar një komb të tërë.

Menoti udhëhoqi Kombëtaren “Albiceleste” drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar pikërisht në tokën argjentinase, teksa në finale mposhtën me rezultatin 3 me 1, pas kohës shtesë “Tulipanët” e Holandës, falë golave të Kempes dhe dopietës të Bertoni, duke nxjerrë totalisht “të pavlefshëm” golin e Nanninga, që barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 82’-të.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e teknikut, që gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe të mëdha, në Spanjë e Argjentinë, si Barcelona, Boca Juniors e Indipendiente e bëri publike vetë  Federata Argjentinase e Futbollit në një deklaratë zyrtare.

“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”,- thuhej në deklartë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit