17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Roma dhe Juventusi ndajnë pikët

- Advertisement -

Meritohej një fitore e vendasve, mirëpo pavarësisht përpjekjeve një gjë e tillë nuk mund të sigurohej. “Verdhekuqtë” e Roma kanë barazuar, mbrëmjen e kësaj të diele, në supersfidën e javës së 35-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus, në atë çka mund të konsiderohet si kryesfida e kësaj xhiroje të sezonit.

Nga një gol për çdo skuadër, në fraksionin e parë të sfidës mjaftuan për të “vulosur” këtë sfidë spektakolare, teksa i pari rrugën e rrjetës e gjeti “bomberi” belg, Romelu Lukaku, në minutën e 15’-të të sfidës dhe vetëm 16 minuta më vonë braziliani Bremer shfrytëzon më së miri një asist të Federico Chiesa, duke dërguar topin pas shpatullave të Svilar.

Falë këtij rezultati pozicionohet e këtyre dy ekipeve nuk ndryshojnë me “Zonjën e Vjetër” që mbetet në vendin e 3-të të tabelës, me plot 66 pikë dhe pritet të sigurojë një biletë për në UEFA Champions League, ndërsa “Verdhekuqtë” e Roma mbesin në vendin e 5-të, me 60 pikë, 3 më shumë se Atalanta, e cila pritet t’i rrëmbejë vendin skuadrës së De Rossi, në kompeticionin prestigjioz sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit