“Me ma diktu mu çka shkruaj s’ka shans, me u rrotullu tokë e qiell”: Mehmetaj flet për kërcënimet që mori pas postimit rreth deputetit Fatos Geci

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se nuk do ta fshijë postimin e tij kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pavarësisht ndërmjetësimit për pajtim mes familjes Geci dhe asaj të gazetarit.

Mehmetaj tha se pas publikimit të postimit, familjarë të Gecit e kishin kontaktuar dhe i kishin kërkuar ta largonte ose t’ia ndryshonte përmbajtjen, por ai kishte refuzuar. Sipas tij, pas refuzimit ishte kërcënuar dhe rastin e kishte raportuar në polici.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, më kanë kërcënuar. Iu kam thënë në rregull…”, deklaroi Mehmetaj.

Përplasja kishte nisur pas një postimi të gazetarit lidhur me deklaratat e Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mehmetaj i kishte kritikuar këto deklarata, duke pretenduar se deputeti ua kishte atribuar UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve 244 vrasje.

Ndërkohë, Gani Geci kishte njoftuar për një takim pajtimi mes dy familjeve, të ndërmjetësuar nga deputeti Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj, në restorant në Prishtinë. Sipas njoftimit të tij, palët ishin zotuar që të mos merreshin më me njëra-tjetrën përmes shkrimeve apo paraqitjeve televizive.

Megjithatë, Mehmetaj ka këmbëngulur se nuk do ta largojë postimin dhe se do të vazhdojë të shprehë publikisht qëndrimet e tij ndaj deputetit Geci.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, MË kanë kërcënuar. Iu kam thënë në rregull…”, tha gazetari, duke shtuar se pret që policia të ndërmarrë masa lidhur me rastin. /TV Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit