Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus të veçantë në përgatitjet për Zgjedhjet e Përgjithshme të 7 qershorit.
Në këtë mbledhje, kryetari Hamza shprehu mirënjohje edhe për deputetin e deritanishëm, Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e garës zgjedhore, duke vlerësuar lart kontributin e tij shumëvjeçar për PDK-në dhe institucionet e vendit. Z. Shala do të vazhdojë të japë kontributin e tij si pjesë e strukturave drejtuese dhe si anëtar i Kryesisë së PDK-së.
Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu për mobilizimin e plotë të të gjitha strukturave të partisë për regjistrimin e votuesve dhe përkrahësve të PDK-së në mërgatë.
Po ashtu, Kryesia vendosi unanimisht që ish-kryetari Memli Krasniqi ta udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e hapur dhe mirëpret të gjitha personalitetet që dëshirojnë të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces zgjedhor me vizion të qartë, me ekip të përgatitur dhe me besimin se do t’i japë Kosovës drejtimin që meriton.






