3.9 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Mbi 80% e qytetarëve janë optimistë se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030

- Advertisement -
Në shtëpinë e Evropës në Prishtinë, dje u mbajt një diskutim më shoqërinë civile për raportin e vitit 2024. Kosova ka akoma shumë sfida para vetes, megjithatë sipas disa anketave mbi 80% e qytetarëve janë optimist se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030.

Të enjten në shtëpinë e Evropës në Prishtinë u mbajt një diskutim rreth raportit për Kosovën të vitit 2024, moderuar nga ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Pjesëtarët e shoqërisë civile diskutuan për reformat e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore.

Diplomati evropian, Aivo Orav, duke i cituar disa anketa të kryera së fundmi deklaroi se 92% e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të bëhen pjesë e bllokut evropian.

“Janë bërë disa anketa kohëve të fundit ku thuhet se 92% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ndërsa mbi 80% e qytetarëve besojnë se Kosova para vitit 2030 do të bëhet pjesë e BE-së”, ka deklaruar ai.

Megjithatë sipas raportit të vitit 2024, Kosova ka akoma shumë sfida para vetes.

Drejtoresha e GLPS-së, Arbesha Loxha, thotë se Kosova gjatë viteve e fundit nuk ka bërë reforma te mjaftueshme në administratën publike.

“Ne konsiderojmë që ligjet nuk janë në përputhje me principet moderne të administratës publike, por gjithashtu nuk janë as në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për administratë publike të mirë dhe profesionale” , tha ajo.

Kurse, Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e re Sociale, ngriti si shqetësim mes tjerash mungesën e përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës tash e dy vjet, kemi pasur mungesë të përfaqësimit nga komunitetet joshumicë në nivelin qendror. Kjo është cekur tashmë në raport dhe paraqet një problem të rëndësishëm”.

Duke folur për raportin, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se siguria e gazetarëve mbetet akoma një problem shumë serioz.

Ai i përmendi sulmet fizike me të cilat janë përballur gazetarët gjatë raportimeve në pjesën veriore të vendit.

“Një problem i madh vazhdon të jetë siguria e gazetarëve të Kosovës. Në raport thuhet që viti 2023 ka qenë më i rëndi për gazetarët në 20 vitet e fundit për shkak të sulmeve që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Në kërkojmë nga organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre dhe të ndëshkohen ata që i kanë sulmuar gazetarët”, ka deklaruar Rexha.

Gjithashtu, si e rëndësishme po shihet që të krijohet një ambient më i sigurt për gratë gazetare.

“Duhet të ketë kujdes më të shtuar për gratë gazetare të cilat raportojnë për tema të ndjeshme siç është dhuna e bazuar në gjini. Sulmet ndaj grave gazetare kanë për qëllim që ta minimizojnë pozitën e gruas në shoqëri”, ka thënë Nicole Farnsëorth nga Rrjeti i Grave.

Tek seksioni për lirinë e shprehjes, raporti vlerëson se Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket lirisë së shprehjes. Raporti po ashtu vlerëson se Qeveria e Kosovës ka përpjekje për të ushtruar kontroll mbi medien./tëvë 1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit