6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Mbi 700 raste të raportuara për falsifikim të parasë gjatë vitit 2022

- Advertisement -

Kjo dukuri, sipas Policisë së Kosovës është shqetësuese për tregun, ngase arritja tek to nuk është e vështirë.

E si pasojë e kësaj, shumë ndërmarrje edhe kanë ndaluar pranimin e një lloji të tyre.

Falsifikimi i parasë, sipas kornizave ligjore është vepër penale.

Andaj, njohësi i çështjeve ligjore, Anton Nrecaj, thotë se institucionet gjegjëse duhet të vihen në lëvizje.

Nga shoqata e bankave të Kosovës, rekomandojnë kryerjen e shërbimeve të pagesave në formën digjitale.

Megjithatë përmes një përgjigje elektronike, kryeshefi ekzekutiv në këtë shoqatë, Petrit Balija shpalos statistikat e monedhave falëse që hasin më së shumti.

“Sa i përket qarkullimit të monetave false shihet se banknotat prej 50 euro dhe 100 euro dominojnë sa i përket parasë së falsifikuar, kemi diku rreth 166 banknota prej 100 Euro që kanë qarkulluar dhe 235 banknota prej 50 euro, e pastaj te tjerat përbejnë një numër më të vogël. Përveç  banknota kemi edhe monedha te hekurit e më e shpeshta është ajo prej 2 Euro, ka 2205 monedha te tilla dhe 865 monedha 1 euroshe, bashkërisht 60211 Euro gjate vitit 2022”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021, janë iniciuar dhe trajtuar 866 raste të falsifikimit të parave. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit