16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Deklarata e Kurtit për mungesë të floktarëve po vlerësohet e paanalizuar

- Advertisement -

Aty shefi i ekzekutivit kosovar tha se vendit i duhen më shumë të certifikuar nga shkollat profesionale.

“Është një problem i madh. Ne kemi shumë juristë dhe politologë që duan të bëhen diplomatë. Por ne kemi vetëm 30 ambasada. Si mund t’i akomodojmë të gjithë këta diplomatë? Ajo që i mungon tregut tonë janë, për shembull, kuzhinierë të trajnuar, muratorë apo floktarë”, kishte thënë Kurti.

Por sikurse Kurti, nuk po mendon floktari, Arianit Kabashi.

Sipas tij në këtë profesion konkurrenca është e theksuar.

Njëjtë me Kurtin, nuk mendojnë as nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat.

Kryetari Jusuf Azemi, thotë se deklarata është e panalizuar.

“Është një deklaratë e pa analizuar, ja ka fut kot për të thënë diçka, pasi që këto që I ka thanë nuk janë mungesë në sektorit privat. Realisht ne nuk guxojmë t’ja ironizojmë askujt aftësitë që e ka, juristi e ka vendin e vet, ekonomisti vendin e vet, floktari vendin e vet”, ka thwnw Azemi

Gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës u regjistruan rreth 11 mijë biznese ndërsa u shuan mbi 100 të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit