Bizhuteritë e këngëtares janë nga Tiffany & Co. Një unazë me një diamant të verdhë mbi katër karat, një diamant të bardhë dhe safirë rozë ishin aksesorët që plotësonin pamjen e artistes. Lopez ka marrë pjesë në Met Gala ndër vite dhe ka mahnitur me look-un e saj. Rikujtojmë se diva e muzikës pop ka anuluar disa nga datat e saj të ardhshme të turneut, duke bërë që përdoruesit e rrjetit të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të “shitjeve të ulëta të biletave”.

Jennifer ka vendosur të bëjë turne në SHBA për albumin e saj të ri “This is Me… Now” dhe biletat janë publikuar dy javë më parë. Shtatë shfaqjet e anuluara do të mbaheshin në Nashville, New Orleans, Raleigh, Atlanta, Houston, Cleveland dhe Tampa në gusht. Krijuesja e hitit “The Waiting For Tonight” nuk ka dhënë ende asnjë koment apo deklaratë në lidhje me anulimet. “Entertainment Weekly” raportoi më parë se anulimet mund të kenë ndodhur edhe për shkak të çështjeve logjistike. Megjithatë, blogeri i famshëm Perez Hilton ndau një pamje të hartës së arenës website-it te biletave që tregon një numër të madh vendesh ende të disponueshme për koncertin e saj në Miami në qershor.