18.5 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Grabovci përkujton vëllain e tij hero: Lavdi gjithë të rënëve për liri!

- Advertisement -

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Saradran të Istogut, në mesin e të cilëve është edhe vëllai i tij hero i Kosovës, Dinë Grabovci.

Grabovci ka thënë se vëllai i tij ka rënë në altarin e lirisë në të njëjtin në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e kishin marrë njërin nga patriotët më shquar të asaj periudhe, xhaxhain e tij, Bajram Metë Grabovcin, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur.

“Nderim dhe përkulje pranë lapidarit të të rënëve për liri, në 25-vjetorin e rënies, në Saradran.  Në mesin e tyre, edhe vëllain tim, heroin Dinë Grabovci, i cili ka rënë në të njëjtin vend, ku pas Luftës së Dytë Botërore, forcat okupatore e morën njërin nga patriotët e shquar të asaj periudhe, axhën tim Bajram Metë Grabovcin, të cilit sot e kësaj dite nuk iu gjeten eshtrat.  Eh, krahë Bacës Dinë, tash pushon edhe Nazmiu i cili ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ne. Lavdi të rënëve të fshatit Saradran!  Lavdi gjithë të rënëve për liri! Lavdi!”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit