Mesfushori Marco Reus pas një karrierë të bujshme me Borussia Dortmundin, është pajtuar për t’iu bashkuar skuadrës amerikane La Galaxy.
Gjermani do të nënshkruajë për një vit me opsion për një tjetër, me shpresën që ta ndihmojë klubin e MLS-së për titullin kampion.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Reus do të udhëtojë në ditët në vijim për në ShBA, ku edhe do t’i kryejë testet mjekësore e pastaj ta nënshkruajë kontratën.
“Marco Reus te La Galaxy, e kryer. Marrëveshja e kryer pas një pajtimi në muajin korrik”.
“Kontrata e vlefshme deri në dhjetorin e vitit 2025, plus opsioni për të vazhduar”.
“Reus planifikon të udhëtojë për në ShBA në ditët në vijim për testet mjekësore e pastaj të nënshkruajë kontratën”, shkroi ai.