Një rojtar raportohet se është gjetur i alivanosur dje, në vendin e punës në Malishevë.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF e Malishevës, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në raportin ditor është bërë e ditur se ky rast është ende duke u hetuar.
“Malishevë,28.10.2023-10:47. Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.