Malisheva “shokon” Ballkanin, “Profa” debuton me fitore

- Advertisement -

Malisheva ka arritur një fitore të madhe në debutimin e Bylbyl Sokolit, si trajner i ri i skuadrës.

Skuadra e drejtuar nga “Profa” mori një fitore të madhe ndaj Ballkanit, me shifrat prej 4-2.

Ishte skuadra mysafire e Ballkanit që doli e para në epërsi me anë të Giovannit në minutën e 16-të.

Më pas, vendasit e Malishvës u rikthyen fuqishëm në lojë, me tre gola të shënuar, me anë të Etnik Brrutit, Diattas dhe sërish Brrutit.

Ballkani e ngushtoi epërsinë në minutën e 87-të, por që Malisheva shënoi sërish për 4-2 dhe epilogun e takimit.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 43 pikëve, derisa Ballkani mbetet në 49 pikë.

Të ngjashme

Të fundit