Dukagjini merr një fitore të madhe ndaj Gjilanit, fiton në frymën e fundit

- Advertisement -

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, Dukagjini ka marrë një trepikësh të artë në udhëtim.

Në kuadër të xhiros së 29-të, Dukagjini i shkoi Gjilanit, për të marrë një fitore të madhe.

Klinasit fituan 3-2 në Gjilan, me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Altin Mërlaku shënoi golin e parë në ndeshje, në minutënm e 24-të, pasi paraprakisht dështoi nga pika e bardhë.

Gjilani e barazoi rezultatin në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, me anë të Robert Rrahmanit, por që katër minuta më vonë, Dukagjini e rimori epërsinë me anë të Dienit Isufit.

Në minutën e 93-të, Gjilani e barazoi sërish rezultatin, por që tre minuta më vonë, Dukagjini shënoi për tri pikët e plota.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë, derisa Gjilani është i pesti me 43 pikë.

Të ngjashme

Të fundit