Kampionia në fuqi, Drita është mposhtur në “Bajram Aliu” të Skënderajt nga Drenica.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u mposht minimalisht nga Drenica.
Vendasit shënuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të, me anë të Ronaldo Chacon.
Drita pati tërë pjesën e dytë për të reaguar, por që nuk arriti të shënojë as golin e barazimit.
Megjithatë, një ngushëllim për gjilanasit është se edhe kandidati kryesor për titull, Ballkani u mposht nga Malisheva.
Kështu, Drita e mbanë ende epërsinë prej pesë pikëve në krye të tabelës.
Momentalisht, Drita ka 54 pikë, derisa Ballkani ka 49 sosh.
Drenica është e shtata me 35 pikë, duke i ikur dy pikë barazhit.






