Malisheva fiton thellë ndaj Feronikelit ‘74

- Advertisement -

Malisheva e ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshjet e para në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric fituan 3-0 ndaj skuadrës së sapopromovuar në Superligë, Feronikelit ’74.

Kreshnik Uka shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar dy gola.

Një gol tjetër e shënoi edhe sulmuesi tjetër, Laurent Xhylani.

Uka gjeti golat e tij në minutat 11’ dhe 56’, derisa Xhylani shënoi mes dy golave të tij, në minutën e 24’.

Malisheva pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e shtatë pikëve nga tri ndeshje, duke fituar dy e duke barazuar një.

Feronikeli ’74 në anën tjetër ka tri humbje në po aq xhiro.

Të ngjashme

Të fundit