Skuadra e Malishevës ka barazuar 1:1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 59’të me anë të Mërgim Pefqelit.
Kurse, golin e barazimit e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 85’të.
Ky barazim nuk i shkon përshtati aspak skuadrës së Bekim Isufit – pasi rrezikojnë pjesëmarrjen në garat e Europës.
Ata janë në pozitën e tretë me 48 pikë, vetëm tri më shumë se Gjilani dhe Ferizaj (45).
Kurse Dukagjini shkon në pozitën e gjashtë me 41 pikë të grumbulluara.