Didier Deschamps ka marrë një ofertë për të marrë drejtimin e kombëtares së Turqisë, por trajneri francez ka vendosur ta refuzojë propozimin.
Sipas Le Figaro, Federata Turke ka kontaktuar ish-përzgjedhësin e Francës pas përfundimit të Botërorit 2026, por Deschamps, së bashku me agjentin e tij Jean-Pierre Bernès, e kanë refuzuar ofertën.
Deschamps, i cili u largua nga Franca pas 14 vitesh në krye të kombëtares, dëshiron të marrë kohën e nevojshme para se të vendosë për aventurën e ardhshme. Ai mbetet i hapur për mundësi të ndryshme, qoftë në një klub evropian, në Gjirin Persik apo në drejtimin e një tjetër kombëtareje.
Ndërkohë, Franca tashmë ka nisur një epokë të re me Zinedine Zidane në stol, pas përfundimit të ciklit të gjatë të Deschamps.






