Zyrtare: Mësohet se ku do të luhet ndeshja finale e Superkupës së Italisë, mes Interit dhe Lazios

- Advertisement -

Katër edicionet e fundit të turneut janë zhvilluar në Arabinë Saudite, por ky shtet hoqi dorë nga opsioni për të pasur të drejtat e organizimit këtë sezon.

Nga këto, tri edicione u zhvilluan me formatin “Final Four”, ku u luajtën gjysmëfinale mes fituesit të Scudettos dhe nënkampionit të Kupës së Italisë, si dhe mes fituesit të Kupës dhe ekipit që përfundoi në vendin e dytë në Serie A.

Fituesit më pas u përballën mes vete në finale për të ngritur trofeun.

Ky format është hequr për këtë sezon, kështu që Superkupa italiane rikthehet të jetë një ndeshje e vetme.

Kjo u mundësua edhe nga fakti se Interi e fitoi si Kupën, ashtu edhe Scudetton, kështu që në thelb bëhet fjalë për një përsëritje të finales së Kupës nga maji i vitit 2026.

Lega Serie A njoftoi se ndeshja do të zhvillohet në “San Siro”, në mbrëmjen e 22 dhjetorit.

Të ngjashme

Të fundit