Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka kërkuar nga opozita që të lëshojë pe, dhe kryetari i Kuvendit t’i jepet VV-së.
Sipas tij, kjo do të ishte hapje e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë a i ka 57 vota.
Postimi i plotë:
Opozita do të bënte mirë të lëshonte pe, kryetarllëku i Kuvendit i jep shumë pak pushtet Albulenës. Qëllimi duhet të hetë hapja e rrugës për “matjen” e Albinit, të tregojë se a i ka ai më shumë se 57 vota, le të provon krijimin e një qeverie të brishtë… Proverbi thotë “i mençuri lëshon pe…” Kompromitojeni andaj Albinin, e jo Albulenën, ajo është bërë rryfepritëse për lojën meskine të Albinit për të blerë kohë dhe komprometuar opozitën për bllokadën e Kuvendit.