Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo dhe Partia Alternativa kanë njoftuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë me koalicion të përbashkët.
Njëjtë si në zgjedhjet e kaluara, edhe kësaj radhe tri partitë kanë njoftuar bashkimin e forcave dhe planit udhëheqës, duke synuar kështu një mandat të dytë.
“Jemi dhe do të jemi bashkë edhe në procesin e ardhshëm zgjedhor
Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.
Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.