Një letër-kërkesë për koalicion e Albin Kurtit ndaj Lumir Abdixhikut për koalicion qeverisës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë është dërguar.
Por, brenda asaj letre aty gjendet hiç më pak se një ofendim ndaj LDK-së, si parti “që njihet se nuk hezizon për koalicione”.
Kjo duke i renditur bashkëpunimet politike të LDK-së me partitë tjera që nga pas-lufta.
“LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me pDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV”, shkroi Kurti në letrën ndaj Abdixhikut.