Peticioni i rremë në emër të “Liria ka emër”: Mund të përdoret për të vjedhur të dhëna

- Advertisement -

Peticioni që është shpërndarë sot nga mediat në emër të platformës qytetare “Liria ka emër”, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, rezulton të mos jetë i organizuar nga kjo platformë, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit pranë platformës “Liria ka emër” kanë konfirmuar se peticioni që po qarkullon online nuk është i tyre dhe është i rremë.

Sipas të njëjtave burime, peticioni mund të ketë qëllim mbledhjen e të dhënave të qytetarëve.

Advertisement

Ky zhvillim vjen në një kohë kur një peticion i atribuar “Liria ka emër” është raportuar publikisht si i nisur pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Në përmbajtjen e tij pretendohet se kërkohen, ndër të tjera, shqyrtimi i provave, respektimi i standardeve të gjykimit të drejtë dhe mundësia për ankim.

Të ngjashme

Të fundit