Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar për atë që e konsideron si një fazë të re të presionit ndaj Kosovës pas përfundimit të procesit në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara.
Hoxhaj u shpreh i bindur se pas vendimit të Apelit, të cilin ai pret të jetë pozitiv, do të pasojë një fazë e re e asaj që e cilësoi si “luftë speciale” kundër Kosovës.
Sipas tij, paralelisht me procesin e Apelit, Serbia do të përpiqet ta godasë Kosovën në arenën ndërkombëtare, përmes veprimeve diplomatike në nivele të ndryshme.
“Jam i bindur që pas vendimit të Apelit, për të cilin jam i sigurt që do të jetë pozitiv, do të jetë faza e re e luftës speciale kundër Kosovës. Paralelisht me Apelin, Serbia ka me e goditë Kosovën ndërkombëtarisht, në nivele të ndryshme, goditje të cilat diplomacia evropiane sot nuk i ka kapacitetet as t’i ndjekë, as t’i kuptojë”, deklaroi Hoxhaj në Click të RTV21.






