“Trump i tha ‘më telefono”, Kasapolli: A është koha që Vjosa Osmani ta thërrasë tani?

- Advertisement -

Analisti politik Gëzim Kasapolli, ka vlerësuar se administrata aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb, është e favorshme për Kosovën, por sipas tij, mënyra se si Kosova i është qasur asaj ka qenë problematike.

Duke rikujtuar një bisedë gjatë mbledhjes inauguruese të “Bordit të Paqes” në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump iu drejtua presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani, me fjalët: “Nëse keni mosmarrëveshje me Serbinë, më thirrni mua”, analisti politik Gëzim Kasapolli vlerësoi se tani mund të jetë momenti që kjo mundësi komunikimi të shfrytëzohet përmes një telefonate të drejtpërdrejtë me Trumpin.

“E kemi një administratë të SHBA-së, për të cilën unë besoj se në thelb është e favorshme për ne, por mënyra se si i jemi qasur është pak problematike. Besoj që sot është koha që Vjosa Osmani… A mundet ajo t’ia bëjë një telefonatë presidentit Trump? Kush është ai personi që duhet t’ia bëjë një telefonatë?”, deklaroi Kasapolli në RTV21.

Të ngjashme

Të fundit