Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka përgëzuar deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së Kosovës.
Në një postim në profilin e tij në FB, Lushtaku ka shkruar:
E mbështes plotësisht këtë qëndrim. Deputeti Sadiku e ka nënshkrimin tim, si dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të PDK-së.
Respekt për qëndrimin dhe për dinjitetin e lartë kombëtar që përfaqëson deputeti Ermal Sadiku.






