Analisti politik Artan Alijaj ka thënë se është pozitive nisma për draftligjin e ri për Specialen duke shtuar se veprimi duket se ka ardhur pas negociatave të grupit të strategjisë shtetërore me partnerët.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ketë një draftligj që ndihmon ish-krerët dhe ruan raportet me Bashkimin Evropianë.
“Ajo cfarë duket që ka bërë ky grupi punues për përpilimin e strategjisë shtetërore duket që kanë qenë në negociata edhe më partnerët dhe dua të shpresoj që javën e ardhshme të kemi një draftligj e para të konsultuar me BE-në dhe do të jetë ligj që nuk do të rrezikojë procesin gjyqësor. Ne nuk duam të dalim kundër procesit gjyqësor, duam të dalim kundër administrimi të drejtësisë sqë janë bërë nga kjo gjykatë deri më tash. Ta dalim me një ligj që do ta ndihmojë procesin, ndihmojë ish-krerët e UÇK-së dhe të njëjtën kohë ta ruan marrëdhënien me BE-në që është shumë e rëndësishme edhe për procesin atje”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Alijaj ka vlerësuar se ligji i parë ishte i ngutshëm si veprim.
Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike e Kosovës , kanë njoftuar sot se janë pajtuar që javën e ardhshme të sjellin një draftligj të ri për Specialen.
“Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet. Ne presim që javën e ardhshme grupi punues ta sjellë draftin e parë. Aty janë të angazhuar të gjithë dhe ne e presim strategjinë javën e ardhshme. Presim gjithashtu që ky ekip me ekspertë ta sjellë javën e ardhshme draftin e ri të ligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh Kurti.
U.d e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku tha se do të bëhen ndryshimet e nevojshme
“Mbi atë tekst do t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme për ta bërë ligjin më të qëndrueshëm juridikisht dhe për t’u dhënë çlirimtarëve tanë mbështetje konkrete shtetërore. Me Kurtin jemi pajtuar për përmbajtjen e ligjit dhe për ndryshimet që duhet të bëhen. Dallimet kanë qenë te procedura parlamentare. Sot u pajtuam edhe për rrugën që do të ndjekim. Nismën e re ligjore do ta ndërmarrim menjëherë javën tjetër, me propozimet tona konkrete”, tha Çitaku.






