KEDS ka njoftuar se ka ndërprerë energjinë elektrike në Ferizaj për shkak të dëmeve të shkaktuar nga erërat e forta në rrjet.
KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë është bërë me kërkesë të Policisë së Kosovës.
“Si rezultat i situatës aktuale, ku erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, KEDS njofton publikun për nevojën e domosdoshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj. Kjo ndërprerje është si masë preventive me qëllim sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë.






