Lushtaku: Babai ia afroi “automatin” Kurtit gjatë luftës, nuk e pranoi

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk kishte pranuar të merrte armë dhe të luftonte gjatë luftës në Kosovë.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushtaku tha se babai i tij, Sami Lushtaku, i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës.

“Më kujtohet shumë mirë që ka thënë, i kam afruar automatin edhe nuk e ka pranuar. Pra, personalisht i ka ofruar automatin në Likovc. Ia ka ofruar automatin që me qenë pjesë e ushtrisë së rregullt edhe me luftu në beteja dhe Kurti s’ka pranuar”, tha Lushtaku.

Ai shtoi se Adem Demaçi, në njëfarë forme, e kishte arsyetuar Kurtin për mospranimin e armës.

“Adem Demaçi në njëfarë forme e ka arsyetuar ai se është këtu në zyrë, nuk është për luftë”, tha Lushtaku.

Të ngjashme

Të fundit