Behrami: VV-ja do ta konstituojë Kuvendin vetëm nëse ka urgjencë për ndonjë ligj nga Marrëveshja e Ohrit

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka krahasuar situatën aktuale me konstituimin e Kuvendit në legjislaturën e kaluar, duke pretenduar se atëherë VV-ja kishte vepruar me urgjencë për miratimin e Ligjit për Shtetësi.

“Me çfarë urgjence e konstituuan Kuvendin herën e fundit për të miratuar Ligjin për Shtetësi, bashkë me Listën Serbe”, ka shkruar Behrami.

Ai ka hedhur akuza ndaj VV-së se, sipas tij, Kuvendi do të konstituohet vetëm në rast se paraqitet nevoja për miratimin e ndonjë ligji që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“VV-ja do ta konstituojë Kuvendin vetëm nëse ka ndonjë urgjencë për miratimin e ndonjë ligji që del nga implementimi i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme

Të fundit