Aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi ka thënë se disa burime të tij amerikane, i kanë treguar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar sinjale për kompromise shumë shpejt.
Sipas këtyre burimeve, arsyeja është frika e Kurtit nga mundësia e ardhjes në pushtetit të ish-presidentit Donald Trump dhe “ndihma për Demokratët”.
“Nga burime amerikane sapo mësova që Kurti ka dërguar sinjale për kompromise shumë shpejt.
Njerëz të Kurtit në SHBA, të dendur me ideologji, janë duke vepruar sipas instruksioneve të Kurtit ndërkaq që paguhen nga paratë e Kosovës për të përfaqësuar Kosovën dhe jo Kurtin dhe partinë e tij personale VV. Arsyeja, mu tha, është frika e Kurtit nga mundësia e ardhjes në pushtet të Presidentit Trump dhe gjoja ndihma për Demokratët për një sukses në Ballkan!!” – ka shkruar ai.
Tutje, Lushi ka thënë se Kurti gaboi kur skoi në Konventën e Partisë Demokratike, duke besuar që fiton favore në Administratën Biden-Harris.
“Vendimet nën frikë dhe presion kohor zakonisht janë shumë të gabuara. KM Kurti ka gabuar rëndë kur ka shkuar në Konventën e Partisë Demokratike në Chicago duke besuar që fiton favore me Administratën Biden-Harris nëse influencon shqiptaro-amerikanët të votojnë për VP Harris. Kurti gabon përsëri nëse kujton që ato çfarë nuk i bëri për 4 vjet me Administratën Biden-Harris do të ndihmojnë Partinë Demokratike dhe Zonja Harris, poqese fiton, do të miklojë Kurtin.”
Në fund, ai ka kërkuar nga Kurti që të mos luajë me Kosovën.
“Zotëri Kurti, ju lutem, mos luani rulet me Kosovën! Lus dhe opozitën që t’i rikujtoj KM dhe të mos lejojë Kurtin të bëjë veprime nën trysni dhe duke u bazuar në interesa zgjedhore!” – ka shkruar Lushi.
Postimi i plotë: