Lulzim Rexha është diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.
Për ta ndihmur Lulzimin mund të klikoni në linkun e Gofundme: https://gofund.me/949dd794
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq e të dashura mike,
Tash e një kohë, shoku e kolegu ynë Lulzim Rexha (Luli) është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli është duke e vazhduar në Gjermani.
Kostot e trajtimit i tejkalojnë mundësitë financiare të familjes. Prandaj, po ju drejtohemi juve – aty ku kemi gjetur gjithmonë mbështetje e solidaritet – për t’ju lutur të kontribuoni aq sa keni mundësi financiarisht, që së bashku, t’ja lehtësojmë të paktën financiarisht këtë barrë Lulit dhe familjes së tij.
Lulin të gjithë e njohim si koleg të vyer, punëtor të palodhur e mbi të gjitha shok të buzëqeshur e mbështetës për secilin e secilën në çdo rrethanë. Hajde të bëhemi bashkë të gjithë ne kësaj here për të, që të na kthehet në Kosovë me energjinë pozitive që e karakterizon.
Së bashku #PerLulin