Nis nata e 11-të e protestës në Prishtinë kundër vendimit të Hagës

- Advertisement -

Janë grumbulluar qytetarët në sheshin e Prishtinës, në natën e 11-të të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarë të shumtë kanë arritur në pikën e grumbullimit, ndërsa të tjerë vazhdojnë të afrohen drejt sheshit.

Protestuesit kanë marrë me vete pankarta, flamuj dhe bluza me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shqiptuar më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protesta po zhvillohet për të 11-ën natë radhazi, ndërsa në ditët e kaluara në shesh kanë folur qytetarë, familjarë dhe figura publike, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, të hënën pritet të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të ngjashme

Të fundit