Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka thënë se shteti ka mbetur shumë mbrapa, në procesin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së.

Në një deklarim për IndeksOnline, Berisha nga protesta tha se pafajësia e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është e padiskutueshme.

“Përshtypjet e mia janë që rinia e Kosovës janë të qëndrueshëm dhe të bindur në pafajësinë dhe shprehin dashuri për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e rëndësishme! Pastaj, duhet me i ndryshu pak qëndrimet, duhet me e pre mendimin se çka duhet të bëjmë tutje” tha ai.

Lidhur me seancën e të hënës, Berisha tha se nuk duhet të mjaftohen vetëm me atë projektligj.

“Nuk e di se a është mjaftueshëm ajo kërkesë. Nuk e di a duhet me bo kauzë për diçka që nuk është as e mjaftueshme as për Kosovën, as për rininë, as për Kuvendin, por as për ata atje. Kjo është padrejtësi. Ndoshta ish dashtë me e pasë kërkesë zhbërjen” tha Berisha.

Të ngjashme

Të fundit