Lladrovci uron Thaçin: Qoftë ditëlindje e fundit larg familjes, shokëve dhe fateve të Republikës së Kosovës!

- Advertisement -

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Presidentin Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes së tij.

 

Postimi në rrjetet sociale të z. Lladrovci:

 

Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi!

 

Nuk ishte rastësi kur Sabit Veseli më njohu me një djalë të ri nga Drenica, pas mesit të viteve ‘80. Nga ajo ditë e deri sot, Hashim Thaçi, do të mbetet i nderuar nga unë dhe Familja.

 

Në këtë ditëlindje të shokut, bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit, Hashim Thaçit, kujtoj një rrugëtim të jashtëzakonshëm që vetëm një penë e fortë do të mund ta ndiqte, nga aksioni i parë i armatosur i UÇK-së e deri te heqja e reve të zeza mbi Kosovën.

 

Në këtë ditëlindje miku im, uroj të bëhesh shekullor dhe qoftë ditëlindje e fundit larg familjes, shokëve dhe fateve të Republikës së Kosovës!

 

https://www.facebook.com/share/18Yuz8iDEE/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit