15 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Lladrovci uron Fitër Bajramin së pari ua dedikon familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

- Advertisement -

 

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka uruar Fitër Bajramin, ku ka theksuar se së pari urimin ua dedikon familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Në këtë festë dhe në çdo festë tjetër, i kujtojmë me nderim ata që u flijuan për atdheun tonë, njëherësh me përkushtim ecim gjurmëve të idealeve të tyre për fuqizimin e shtetit të barazisë, të mundësive dhe për shtet të zhvilluar, ka shkruar ai.

Urimi i plotë i Lladrovcit:

Urime Fitër Bajrami!
Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj festën e shenjtë të Fitër Bajramit, me përgëzimet më të sinqerta që festën ta kalojnë në paqe, harmoni e begati, pranë më të dashurve.
Pas një muaji agjërim dhe përkushtim ndaj Zotit të besimtarëve të devotshëm, me lutje dhe solidaritet, me vepra të mira dhe mirëkuptim, duke madhëruar Zotin dhe dashurinë në mes të njerëzve, uroj që agjërimi të jetë i pranueshëm.
Urimi i këtij Bajrami dhe festave në Kosovën tonë së pari ia dedikoj familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, më meritorëve të lirisë tonë, më të mirëve të kombit tonë.
Në këtë festë dhe në çdo festë tjetër, i kujtojmë me nderim ata që u flijuan për atdheun tonë, njëherësh me përkushtim ecim gjurmëve të idealeve të tyre për fuqizimin e shtetit të barazisë, të mundësive dhe për shtet të zhvilluar.
Me fat Fitër Bajrami!

https://www.facebook.com/share/p/15yZoT547Y/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit