15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Lladrovci përkujton Skënderbeun: Hero i përjetshëm i kombit tonë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, me rastin e përvjetorit të kalimit në amshim.

Skënderbeu dëshmoi se me vendosmëri në krye të popullit të vet të vogël, popujt nuk vlerësohen nga numri por nga shpirti luftarak, bashkimi dhe mençuria për t’u përballur me armikun shumë herë më të madh, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot është përvjetori i kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në këtë ditë, populli shqiptar humbi fizikisht prijësin, strategun dhe ushtarakun të cilin më herët as më vonë, nuk do ta njihte historia një udhëheqës të tillë.

Skënderbeu dëshmoi se me vendosmëri në krye të popullit të vet të vogël, popujt nuk vlerësohen nga numri por nga shpirti luftarak, bashkimi dhe mençuria për t’u përballur me armikun shumë herë më të madh.

Skënderbeu do të bëhej pasqyrë e të gjithë atdhetarëve, shembull të heroizmit, guximit dhe gjenialitetit ushtarak, jo vetëm për kombin tonë por për të gjitha kombet e vogla që synonin mbrojtjen e lirisë së vet përball armikut.

Sot e gjithmonë, Skënderbeu mbetet krenari e jona, hero i përjetshëm i kombit tonë!

Sot është përvjetori i kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në këtë ditë, populli…

Posted by Ramiz Lladrovci on Monday, January 17, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit