12.5 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

MGK dhe Megan Fox shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit në paraqitjen e parë në tapetin e kuq që nga fejesa e tyre

- Advertisement -

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dukeshin shumë të dashura gjatë paraqitjes së tyre të parë në tapetin e kuq si çift i fejuar.

Dyshja shihen të buzëqeshur teksa pozuan për foto së bashku në sfilatën e modës për meshkuj të “Dolce & Gabbana F/W23” në Milano, gjatë fundjavës.

MGK – e cila i propozoi Fox -it në Ritz-Carlton në Puerto Riko në fillim të këtij muaji – kishte veshur një kostum të zi të zbukuruar me diamant.

Foto: Dolce Gabbana/Instagram

Rokeri i “Bloody Valentine”, 31 vjeç, e kompletoi pamjen me çizme me shkëlqim, doreza të ngjashme, vathë argjendi dhe unaza të shumta.

Fox, 35, dukej po aq glam, duke marr vëmendje në një veshje me dantella, pantallona lëkure të zeza me detaje lidhëse dhe një rrip të veshur me diamant që i përshtatej dukej së të fejuarit të saj.

Colson Baker (emri i vërtet) më vonë hapi shfaqjen e Dolce & Gabbana me një performancë muzikore, përpara se të ecte vetë në pistë me një kostum të mbështjellë me perla me detaje të thurura.

Foto: Dolce Gabbana/Instagram

Më herët gjatë ditës, zogjtë e dashurisë u panë në Milano, pas lajmit të lumtur të fejesës së tyre . Dalja e tyre erdhi vetëm pak ditë pasi Fox dhe MGK njoftuan fejesën e tyre përmes rrjeteve sociale.

“Në korrik të vitit 2020 ne u ulëm nën këtë pemë banyan”, shkroi Fox në një mbishkrim të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit