Me rastin e kalimit në amshim të Haxhi Thaçit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se nga Ai morën përkrahje që nga ditët e para të aksioneve kundër okupatorit.
Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi.
Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi.
Dhimbja për Bacën Haxhi e familjes Thaçi dhe Hashimit me shokë që fizikisht janë larg nesh, është edhe dhimbje jona, është dhimbje e çdo atdhetari.
Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit.
I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi!
https://www.facebook.com/share/p/16Bi41L1G8/?mibextid=wwXIfr