23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci: Komuna e Drenasit ka prona dhe është tërheqëse për të bërë biznes

- Advertisement -

Në Kuvendin e Drenasit, sot është mbajtur seanca e radhës ku janë debatuar shumë pika të rendit të ditës, me këtë rast, kryetari Ramiz Lladrovci, ka ftuar asamblistët të jenë në anën e interesit qytetar lidhur me pronat.

Me dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim, për personat fizikë-juridikë, hapet perspektiva zhvillimore e komunës, krijohen vendet e reja të punës dhe rriten të hyrat komunale që i shërbejnë mirëqenies së qytetarëve, ka shkruar ai, pas mbledhjes së Kuvendit të Drenasit.

Postimi i plotë i z. Lladrovcit:

Sot, Kuvendi i Drenasit, mbajti mbledhje ku u shqyrtuan 16 pika të Rendit të ditës.

Në fillim të Seancës së rregullt të Kuvendit të Drenasit i falënderova të gjithë asamblistët për bashkëpunim dhe arritjet e komunës tonë në performancën komunale për vitin 2022 dhe 2023.

Pikat e rendit të ditës, të gjitha që ishin për votim, u votuan, me shumicë votash. U trajtuan edhe Raporti i Auditorit të brendshëm, ai i performancës komunale, Raporti i Punës për vitin 2023, u miratua propozim vendimi i lokacionit për çerdhet në Tërstenik dhe Nekoc, vendi për ndërtimin e paraleles së ndarë të shkollës në Shtrubullovë dhe disa vendime tjera.

Me keqardhje e tërhoqa propozimin për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme për shfrytëzim për 99 vjet për personat fizikë-juridikë. Konsideroj se debati ishte në dëm të interesit qytetar.

Me miratimin e vendimit paraprak vetëm hapet mundësia për dhënien e dhjetëra pronave për shfrytëzim, mbi bazën e thirrjes publike të cilat në pajtim me ligjin i vlerëson një Komisioni i pavarur nga Komuna deri te rekomandimi dhe propozimi për miratim po ashtu nga ana e Kuvendit të Komunës.

Me dhënien e pronave të paluajtshme në shfrytëzim, për personat fizikë-juridikë, hapet perspektiva zhvillimore e komunës, krijohen vendet e reja të punës dhe rriten të hyrat komunale që i shërbejnë mirëqenies së qytetarëve.

Pres, sikur deri më tani, kuvendarët të jenë në anën e interesit qytetar dhe të bëjnë më të mirën e mundshme që komuna e Drenasit të jetë atraktive për investime dhe të ketë vende të reja të punës. Mos votimi paraprak i kësaj liste, bllokon zhvillimin e mëtejmë dhe perspektivën për investitorët potencial.

Askush nuk e ka të drejtën ta bllokojë zhvillimin e Komunës së Drenasit. Drenasi është zemra e Kosovës dhe e dëshirueshme për të bërë biznes, këtë duhet tua mundësojmë të gjithë të interesuarve. Faleminderit!

https://www.facebook.com/share/p/pEwxLLy71Cw1wELS/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit