15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Lladrovci kërkon nga SPAK-u zgjidhje për lëshimin e dokumenteve urgjente të udhëtimit për mërgimtarë

- Advertisement -

Pas grevës së përgjithshme nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik është paralizuar i gjithë sistemi i administratës në gjithë vendin edhe në komunën e Drenasit.

Duke pas parasysh se shumë qytetarë që jetojnë e veprojnë jashtë vendit, dhe që janë kohën e kthimit në vendet e tyre ku jetojnë, kryetari Lladrovci për t’ju lehtësuar marrjen e dokumenteve urgjente të udhëtimit, ka kërkuar nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, gjetjen e një zgjidhje për ofrimin e shërbimeve të kësaj kategorie të qytetarëve jashtë vendit.

Krejt kjo vjen si pasojë e gjendjes kaotike të krijuar nga kërkesat e mëdha të mërgimtarëve tanë, të cilëve po ju pamundësohet marrja e shërbimeve administrative, kryesisht dokumente të udhëtimit për fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeçare, që atyre u shkakton probleme.

Lladrovci ka theksuar se përkrah gjithë punëtorët e administratës publike që kërkojnë trajtim të dinjitetshëm të tyre, por kërkon zgjidhje të kërkesave të tyre në forma që nuk penalizojnë mërgimtarët tanë dhe gjithë qytetarët ne përgjithësi.

Dyert e administratës komunale për shërbim të qytetarëve janë të hapura, por Lladrovci ka kërkuar nga kryesia e SPAK-ut në Drenas që secili grevist, të vendos njoftimin në një vend të dukshëm që është në grevë, pasi që pjesëmarrja ne grevë është vullnetare dhe kërkon nga qytetarët mirëkuptim për të drejtat e tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit