28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ish-kryediplomatja: Pa koordinim me aleatët, Kosova vetëm do humbasë ndaj Serbisë

- Advertisement -

.

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se dështimi i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare është moskoordinimi i duhur me aleatët e vendit.

Ish-ministrja ka thënë se Kosova është pjesë e botës demokratike, dhe gjithashtu ajo ka obligimet e veta që të identifikohet si vend demokratik.

Reagimi i plotë:

Humbja e betejës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës vjen edhe si rezultat i komunikimit (e koordinimit) të dobët diplomatik të kësaj qeverie me aleatët. Por nuk duhet të harrojmë se Kosova e humbi betejën në UNESCO 2015 dhe në INTERPOL 2018 edhe në kohën kur koordinimi me aleatët ishte maksimal dhe bashkëpunimi diplomatik ishte i ngushtë.

Pra duhet të fillojmë t’a kuptojmë se sot nuk jemi në vitin 1999 e as 2008 kur fituam luftën dhe shtetin, kur kishim gjithë botën demokratike në anën tonë sepse ishim viktima të gjenocidit serb, dhe ishte peisazh tërësisht i ndryshëm gjeopolitik nga siç e kemi sot.

Sot në vitin 2024, nuk jemi viktima por jemi shtet që i takojmë paktit perëndimor e demokratik, dhe duke i takuar këtij pakti – sot ne rrethana të rënduara gjeopolitike – kemi edhe obligime. E minimalja e obligimit tonë është mirëmbajtja e aleancave strategjike, ruajtja e komunikimit diplomatik brenda binarëve institucional edhe kur nuk pajtohemi me aleatët, dhe më e rëndësishmja: UNITETI NDËRPARTIAK në raport me Serbinë.

Pa këto, humbjet ndërkombëtare të Kosovës do të thellohen, dhe fitoret e Serbisë do të fuqizohen

Ajo më tej ka shtuar se Kosova duhet ti mbajë marrëdhëniet mirë me aleatët e saj strategjikë, kjo si shkak për të ballafaquar çdo ditë kërcënimet dhe taktikat e shtetit serb për të bllokuar Kosovën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit