15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Grabovci viziton krerët e UÇK në Hagë: Të fortë dhe të bindur në triumf të drejtësisë e rikonfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, njëherit bashkëluftëtar i krerëve të UÇK-së, Adem Grabovci, ka njoftuar se ka vizituar bashkëluftëtarët e tij në Hagë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi.

Postimi i plotë:

,,Ne shesh-betejën për drejtësi”

Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashk me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z.Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë.

Të fortë, të relaksuar dhe të bindur ne triumf të drejtësisë e ri-konfirmimit të pastërtisë se luftës çlirimtare.
Siç e tha me shumë emocion krye-prifti Kalaj, lufta mbrojtëse ndaj popullatës civile, pa dallime feje, partie e etnie është vlera ma e madhe e luftës sonë. Këtu beteja është, jo për individet, por për të ardhmën e gjithë kombit.
Kemi fituar beteja e beteja, do e fitojmë edhe ketë, si komb të bashkuar.

uçk #çlirimtar #hagë #drejtësi.

,,Ne shesh-betejën për drejtësi"Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin…

Posted by Adem Grabovci on Friday, August 26, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit