Me dhimbje pranova lajmin se ka ndërruar jetë Tina Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Republikës së Kosovës.
Ajo ishte diplomate e shkëlqyer amerikane e karrierës, njohëse shembullore e rrethanave ballkanike, e cila në momentet kyçe, i kontribuoi përfarimit të shteteve aleate dhe të BE-së për qëllimin tonë madhor, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Karriera e saj politike e filluar në Ballkan, në Beograd, Shkup dhe Sarajevë, do të kurorëzohej në Prishtinë, në kohën kur bëheshin përgatitje për shpalljen e Pavarësisë dhe vet akti i Shpalljes së pavarësisë.
Për kohën sa isha shef i Kabinetit të Kryeministrit Çeku, qëndrimi i saj i vendosur për të ardhmen e Kosovës, nga fillimi i shërbimit të saj në krye të diplomacisë në Prishtinë më 2006, e deri në përfundim të mandatit të saj më 2009, për mua mbetet kapitulli më i shkëlqyer i diplomacisë amerikane.
Kosova është storje suksesi duke iu falënderuar personaliteteve politike si mikja e Republikës së Kosovës, Tina Kaidanow!
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ambasadoren Tina Kaidanow!