Lladrovci: Fatmiri i duhet PDK-së, PDK i duhet Fatmirit

- Advertisement -

Pas tubimit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci ka theksuar se mbrëmë u dëshmua se Fatmiri i duhet PDK-së, PDK i duhet Fatmirit.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në Drenas, pas tubimit zgjedhor, kafe e muhabet me Idrizin, Nazin, Fatmirin, Naitin, Arianin, Artanin, Fadilin, Xhevdetin, Arbenin, Ylberin, Dritonin dhe shumë mysafirë të tjerë, ku vlerësuam fushatën dhe optimizmin që po mbretëron në komunën tonë, fitoren e PDK-së gjithandej Kosovës.

Prania e Fatmir Limës krijoi një nivel tjetër komunikimi në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, megjithëse nuk ishte folës e as pjesë promovimit të kandidatëve për deputet, por, Ai i dha sheshit energji.

Fatmiri i ka munguar simpatizantëve dhe anëtarësisë së gjerë në Drenas, andaj, kërkesa për fotografi me të ishin të shumta, si rrallë ndonjëherë. Ky fakt flet shumë, kjo tregon se Fatmiri është i mirëseardhur.

Gara politike me vlera, garanton sukses. Partia e heronjve tanë të luftës dhe paqes, reflekton me emrat që e përfaqësojnë atë. Mbrëmë u dëshmua se Fatmiri i duhet PDK-së, PDK i duhet Fatmirit. Koha të hiqen kufijtë dhe të shtohen energjitë për arritje të reja.

Misioni dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes, është më shumë se kurrë aktual dhe shenjë për t’i thënë Stop krizës. Ndrysho Kosovën. PDK 125!

https://www.facebook.com/share/p/1FzK6Gou1S/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit