Kandidati për kryeministër i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar drejtimin aktual të Radio Televizionit të Kosovës duke e cilësuar si të papranueshëm faktin që në krye të televizionit publik ndodhet Rilind Gërvalla.
Gjatës një interviste në RTK, Molliqaj tha se Gërvalla ka pasur angazhim të hapur politik me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk i plotëson kriteret për të udhëhequr institucionin publik mediatik, duke kujtuar sulmet ndaj gazetarëve si aktivisht i Vetëvendosjes.
“Për mu qysh e kanë dorëzu RTK-në, është e papranueshme. Për mua është e papranueshme që në krye të RTK-së është një djalë që unë e njoh – Rilindi, i cili ka qenë aktivist i zellshëm i Vetëvendosjes dhe ka etiketu dhe sulmu gazetarë dhe njerëz të tjerë. Ai veç drejtor s’bën me qenë. Nuk bën”, deklaroi Molliqaj.






