Haradinaj: Kurti po bën humor dhe fall si Burdushi, jo politikë

- Advertisement -
Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, në emisionin “Click” të RTV21 u shpreh se pas çlirimit të vendit në vitin 1999, me ndërhyrjen e NATO dhe SHBA-së, Kosova ka ndërtuar institucione funksionale si shtetin, ligjet, prokurorinë dhe gjykatat.

“E di që zullumqarët në Kosovë i kemi larguar në vitin 1999 me Amerikën dhe NATO-n. Kosova ka shtet, ka ligje, ka prokurori, ka gjykata. Ky fjalor është për konsum të tij. Flet 40 minuta pa projekte, vetëm duke bërë fall si Burdushi në një formë,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai shtoi se, sipas tij, një diskurs i tillë “ofendon inteligjencën e qytetarëve” dhe se shqiptarët nuk duhet të etiketohen si “zullumqarë”, duke theksuar se Kosova nuk ka pasur një kategori të tillë pas luftës.

Haradinaj vlerësoi se deklaratat e Kurtit nuk i shërbejnë as vetë atij politikisht dhe as debatit publik në vend.

Të ngjashme

Të fundit